Në një takim fundviti organizuar nga dega e LDK-së në Ferizaj Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, njëherit edhe kryeministër i Kosovës ka premtuar mbështetje të projekteve në Ferizaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës,dega në Ferizaj këtë të marte ka organizuar një takim me të gjitha strukturat e saja,simpatizant dhe qytetarë. Me këtë rast kryetari I degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa ka përshëndetur të pranishmit si dhe ka falënderuar Kryeministrin e Kosovës ,Isa Mustafën ,njëherit edhe kryetar i LDK-së që me pjesëmarrjen e tij ka nderuar këtë tubim.
Kryetari i LDK-së së Ferizajt ,Muharrem Svarqa me një fjalë rasti ka paraqitur të arriturat dhe sukseset e këtij subjekti politik si dhe sukseset e qeverisë komunale që ai udhëheq.