Shkrimi i plotë:
Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma
Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!.
Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së KosovësKa thënë Mustafa në një postim, në faqen e ti zyrtare në Facebook.