Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës është duke u diskutuar për arritjet, sfidat dhe dështimet e Qeverisë Mustafa sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj është shprehur se Qeveria Mustafa nuk ka arritur që të realizojë premtimet që ka bërë për fushën e ekonomisë.
“Në kuptimin parimor kjo qeveri, si qeveri më shumë numra në parlament dhe si qeveri që është thirrë në zhvillimin ekonomik, nuk ka arritur që ta realizojë premtimin saj për ekonominë”.
Sipas tij, fakti se kryeministri Isa Mustafa është vetë me profesion ekonomist do të duhej të reflektonte edhe në politikat ekonomike të vendit.
“Duke pasur një kryeministër ekonomist dhe një qeveri e tillë që e ka shumicën e konsoliduar në parlament është dashur të shquhet me politika të caktuara ekonomike, që nuk janë shumë popullore, por që japin rezultat për 3-5 vite”.
“Këta thirren në kornizën afatmesme të shpenzimeve, por nëse e keni shkruar në pjesën hyrëse të buxhetit se rolin kryesor do të ketë jo vetëm konsumi por edhe investimet direkte”.
Ramosaj ka deklaruar se Qeveria aktuale nuk është dashur të bazohet në politikat ekonomike të Qeverive të kaluara.
“Inputet e buxhetit dhe outputet nuk ishin dashtë shumë të mbështetën në qeveritë e kaluara që kanë lënë pasojë në vend, por ish dashtë të niset në inpute shumë të thjeshta”.
“Në këtë buxhet shoh ndryshime, por jo ndryshimet që ka pretenduar kjo qeveri. Kjo po duket si Thaçi 1, Thaçi 2”.