Ish gazetari i politikës në Kosovë Ardian Zejnaj thotë se situatat konfliktuoze në politikën kosovare nuk po ndodhin për shkak të mungesës së komunikit në mes të partive apo liderëve politik, por nga mungesa e alternativave politike që ata nuk i kanë apo nuk janë në gjendje që t’i ofrojnë për t’i tejkaluar situatat e tilla çfarë shohim sot të ndodhin.
Në një prononcim për portalin «Kosovanews», ish gazetari i politikës Ardian Zejnaj, thotë se bazuar në deklaratat e fundit të kryeministrit Isa Mustafa dhe zyrtarëve të PDK-se, tejkalimi i gjendjes aktuale nuk mund të arrihet sipas logjikës që ata po ofrojnë, ku në njerën anë ftojnë opozitën që t’i rikthehet debatit në Kuvendin e Kosoves për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, ndersa që në anën tjetër deklarojnë se ato marrëveshje nuk do të mund të ndryshohen.
«Nëse ky është qëndrimi i pozitës, atëherë cila është logjika e debatit këtu dhe për çka e pse do të duhej humbur kohë duke debatuar për gjëra apo çështje që paraprakisht dihet se nuk do të mund të ndryshohen».
Analistin politik Ardian Zejnaj tutje flet edhe për inciativen e opozites rreth Referendumit, çka sipas tij kjo është e drejt elementare që gëzon një shoqëri në një shtet demokratik, ku ata pyeten për çeshtje që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij.
«Si ka mundësi që Referendumi, ku do të pyeteshin qytetarët për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, nuk qenka zgjidhje për qeverinë, ndersa që marrja e tokave private dhe ndarja e shtetit mbi baza etnike, pranohen si zgjidhje normale dhe më të pranueshme».
Në fund z. Zejnaj thotë se bazuar në këtë që shohim këto javë, mund te arrihet në përfundim që, situatat konfliktuoze në politikën kosovare nuk po ndodhin për shkak të mungesës së komunikit në mes të partive apo liderëve politik, por nga mungesa e alternativave politike që ata nuk i kanë apo nuk janë në gjendje që t’i ofrojnë për t’i tejkaluar situatat e tilla çfarë shohim sot të ndodhin.
»Edhe kur opozita e kërkon Referendumin si mundësi e për dalje nga bllokada aktuale politike, pozita e refuzon atë, nga frika se nderkombëtaret do të mund t’i ndeshkojnë, ngase në emer të vazhdimit të dialogut me Beogradin dhe arritjen apo pranimin e këtyre marrëveshjeve, PDK-ja ka mbetur dhe LDK-ja ka ardhur në pushtet»!