Lajmet e fundit

Ish-këshilltari i Obamës: Vetëm Rusia mund të na shpëtojë nga ISIS

Mefshtësia e treguar nga fuqitë perëndimore dhe pasiguria amerikane për një ndërhyrje tokësore në Siri, kanë bindur shumë analistë perëndimorë për çështjet e sigurisë se, SHBA-të dhe aleatët nuk munden t’i japin zgjidhje luftës kundër ISIS.

Ka nga ata që mendojnë se zgjidhja mund të vijë vetëm nga fuqia e Rusisë. Një ndër këta persona është edhe ish-këshilltari i Barack Obama-s, Guenyth Todd, i cili ka folur për ngjarjet në Paris dhe prespektivën në luftën anti-ISIS.

Sipas tij, SHBA e ka të vështirë të nisë sulmet, pasi i druhet reagimit kundërshtues të shumicës së popullit amerikan

“Rusia është e vetme fuqi e madhe në gjendje të shkatërrojë ISIS­in, pasi mund të shpërfillë akuzat dhe presionet e mediave perëndimore. Bota ka nevojë për një vend shumë të fuqishëm që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të luftuar terroristët.

Njëkohësisht, duhen shpërfilluar akuzat për shkelje të të drejtave njerëzore dhe ndërprerjen e burimeve financiare të ISIS, që vijnë nga Turqia dhe vendet e Gjirit.

SHBA­të janë të pafuqishme të ndërhyjnë. Ata do të ndiheshin shumë të çliruar nëse Rusia do shkatërronte ISIS­in”,- tha ish këshilltari i presidentit Obama, Guenyth Todd.

Leave a Reply

Your email address will not be published.