Lajmet e fundit

Ish-komandanti i UÇK-së iu del në mbrojtje “Stupcave”!

Arif Krasniqi (Muja), themeluesi dhe komandant i parë i njësiteve të para të UÇK-së, ka reaguar ndaj kritikave që po iu bëhen ‘Stupcave’, lidhur me skeqin humoristik “Plani Strateegji”, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se “Stupcat” nuk e fyen luftën, përkundrazi me atë skeq, ata paraqitën realitetin.

Siç është shprehur ai, Stupcat nuk na kanë faj që kemi heshtur.

Shih reagimin e plotë të tij:

Stupcat nuk e fyen luften e as luftëtarët e vërtetë të lavdishmes UÇK-së Ata me atë skeç paraqitën realitetin se si disa të vetëquajtur “Komandanta” e keqpërdoren dhe e degjeneruan luften e drejtë të UÇK-së duke i bërë ato gjëra me të vërtetë pikërisht ato qka i paraqiten Stupcat. Nuk na kanë faj Stupcat që ne karshi ktyre veprimeve të atyre “komandantëve” kemi heshtur dhe nuk i kemi ndaluar,por në të kundërten kemi vepru dhe ju kemi “ndihmu” që ti bëjnë ato veprime duke i përkrahur dhe duke i votuar që të bëhen deputetë e që të vijnë në pushtet e në pozita udhëheqjeje në mdërmarrje shoqërore,ata tani me “bekimin tonë”po vjedhin,plaqkisin,po pasurohen e po e shesin Kosoven në emër të “komandantllakut”dhe kinse meritave që kan arritë në luftë. e dijmë mirë që shumica e tyre “komandantëve”as nuk e kan pa luften me sy por vetëm në ekranet televizive nga hotelet me 5 yje në Tiranë e në dijasporë e tani i kemi në qeverisje të shtetit,deputetë e udhëheqës të ndërmarrjeve publike,nuk duhet të na ngelë hatri në Stupca sepse ata ishin të vetmit deri tani që përmes humorit morën guximin që të tregojnë të bërat e disa “komandantëve” Përshëndetje të gjithë Komandantëve e ushtarëve të vërtetë të luftes së UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.