Lajmet e fundit

Ish-kryeministri australian, ‘ Islami duhet reformuar’

Ish-kryeministri australian, Tony Abbott, ka ngjallur një sërë kritikash duke thënë se Islami ka një ‘problem të madh’ dhe ka nevojë për reforma.

Në një shkrim për mediat australiane, Abbott ka deklaruar se ‘jo të gjitha kulturat janë të barbarta dhe se Perëndimi duhet të ndalojë së kërkuari faljë për të mbrojtur vlerat e saj,’raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, sipas liderit të opozitës, Bill Shorten, komentet e Tony Abbott janë ‘kundërproduktive’, ndërsa sipas kryeministrit Malcom Turnbull, ka deklaruar  se shumica e myslimanëve janë të tronditur nga ektremizmi.

Në shkrimin e tij për tabloidin Neës Corps, Abbott tha se ‘Perëndimi nuk mund të mohojë në lidhje me problemet masive që sjell Islami,’ transmeton Gazeta Blic.
“Edhe pse shumica e myslimanëve e kundërshtojnë terrorizmin, disa janë të gatshëm të justifikojnë ‘vdekjen për të pafetë’” tha ai.
“Islami, kurrë nuk ka pasur një version të Reformacionit dhe Iluminizmit ose një pranim konsekuent të pluralizmi. Myslimanët duhet të tregojnë respekt për qytetërimin perëndimor. Të gjitha kulturat nuk janë të barabarta,” është shprehur ai.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Këshillit Islamik, komentet e Abbott-it janë ‘krejtësisht të padobishme, pikërisht në këtë kohë kur në jemi duke u përpjekur për të nxitur unitetin dhe kohezionin social në shoqërinë australiane.’

Australia është e përfshirë në operacionin ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.