Lirinë për të cilën luftoi, Beqir Krasniqi, po e gëzon me vend pune.
Ai e kryen detyrën e zyrtarit për punë sociale në Kaçanik.
Por derisa është shëndosh e mirë, ka diçka që po e detyron të merret edhe me kohën kur nuk do të jetë më gjallë.
Ish-zv/komandanti i Brigadës 162 Agim Bajrami, ka vendosur të mos prehet në varrezat e veteranëve, të cilat me një vendim të Kuvendit komunal do të vendosen afër varrezave të dëshmorëve të UÇK-së.
Këtë qëndrim të prerë Beqiri e mori, sepse ai është i pakënaqur me listat e veteranëve, njofton Klan Kosova.
Ai beson se ka shumë parregullsi.