Lajmet e fundit

Ish-ushtari i NATO-s: Kosova nuk ka trashëgimi, gjithçka është e Serbisë

Ish ushtari danez i NATO-s që ka shërbyer në Kosovë, tash deputet në Danimarkë, Jeppe Jakobsen, sipas gazetës serbe “Blic”, me keqardhje ka komentuar mbi votimin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për ta rekomanduar anëtarësimin e Kosovës tek Asambleja e Përgjithshme.
“Kosova nuk do të pranohet në UNESCO. Kosova nuk është shtet sovran, as nuk do të jetë kurrë. Është pjesë e privuar e Serbisë. Pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte fyerje për Serbinë”, ka thënë ai, raporton “Blic”.

Jakobsen tash është deputet në Danimarkë, ndërsa ka bërë thirrje për liderët e organizatës së UNESCO-s, se ata që duhet të merren nën krahët e tyre dhe të mbrohen janë serbët, pasi sipas tij, trashëgimia serbe është djegur e shkatërruar jo shumë kohë më parë.

“UNESCO mbron trashëgiminë a po? Nëse shikoni me vëmendje, dhe keni një dije bazike mbi historinë, do të vëreni se e gjithë trashëgimia kulturore në Kosovës është serbe. Patriarkana e Pejës, e Deçanit, kishat në Fushë Kosovë dhe e gjitha krahina… që të gjitha që janë djegur nga shqiptarët me qëllim. Sot, papritur, ata e shpallin trashëgiminë serbe si të veten. Trashëgimia dhe historia janë në anën e Serbisë, dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka shkuar më tej ai.

Ndërkaq, sipas deputetit danez dhe anëtarit të Partisë Kombëtare të Danimarkës, Jakobsen, një tjetër arsye se përse Kosova nuk duhet të jetë pjesë e UNESCO-s është se në këtë mënyrë Kosova do të njihet dhe legjitimohet si vend sovran.

“Kosova jo vetëm që nuk i plotëson kriteret për një shtet të pavarur, pasi nuk ka gjuhë dhe popullata nuk është e vetja (për shkak se Kosova nuk ekziston, ekzistojnë shqiptarët), por nuk ka as kulturë të veten. Përveç kësaj Kosova ka dëshmuar se nuk mund të funksionoj si një shtet i pavarur. Nuk kanë prodhim, ndërsa papunësia është si një lloj “sporti kombëtar”, emigrimi është i madh, të gjithë ikin. E vetmja gjë e begatë aty është krimi. Një vendi të tillë nuk mund t’i lejohet anëtarësimi në UNESCO”, ka përfunduar Jakobsen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.