Lajmet e fundit

ISIS, a ka infiltruar terroristë në barkat e emigrantëve?

Ajo që një pjesë e Evropës kishte frikë mund të ketë ndodhur. Me shumë mundësi ISIS duket se është infiltruar mes refugjatëve që vinin më barka nga Siria. Këtë e dëshmon fakti që një nga kamikazët mësohet se ka hyrë në BE nga Greqia, në tetor të vitit të kaluar.

Nikos Toscas, zv.ministër i Brendshëm i Greqisë ka thënë për Reuters se “mbajtësi i pasaportës ka kaluar ishullin Leros më 3 tetor 2015, ku është identifikuar sipas rregullave të BE-së”. Shtetet evropiane kanë kërkuar të kontrollohen personat dhe pasaportat për të parë nëse kanë qenë më parë të regjistruar. Pasaporta siriane është bërë si “valutë” e vlefshme për të fituar statutin e azilantit në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.