Lajmet e fundit

ISIS ekzekuton me heqje koke personin që u akuzua për magji

Luftëtarët e Shtetit Islamik i kanë prerë kokën një personi përpara një turme të tërbuar, përfshirë edhe fëmijët, për shkak se ai u akuzua magji.

Fotografitë e ekzekutimit brutal të tij në Nineve të Irakut janë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare.

Një nga fotografitë e shpërndara shfaq kokën e viktimës në tokë të ndarë nga trupi i tij.

Ekzekutimet publike me anë të heqjes së kokës, gjuajtja me gurë dhe mënyrat tjera barbarike të ekzekutimeve janë bërë të zakonshme nëpër shtetin e vetëshpallur të kalifatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.