Pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme nga Rusia dhe koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, përfitimet e Shtetiti Islamik nuk kanë të ndalur.
Grupi terrorist llogaritet se fiton gati më shumë se 430 milionë euro në vit nga shitja e naftës.
Kjo i bie diku rreth 1.3 milionë dollarë në ditë. Shitjet po u bëhen kryesisht grupeve rebele siriane të cilat nuk kanë opsione tjera.
Sulmet ajrore të SHBA-ve kanë pasur qëllim kryesor shkatërrimin e zonave të pushtuara nga ISIS-i, mirëpo shifrat alarmante tregojnë se tregtia e tyre me naftë po vazhdon.
Një zyrtar evropian pranoi se sulmet nuk kanë qenë as të efektshme sa kishin shpresuar.
“Ata kanë arritur ti riparojnë rafineritë e naftës, pavarësisht sa shumë kemi sulmuar.” – u shpreh ai./arbresh.info