Lajmet e fundit

ISIS i kërkon koalicion Serbisë, i premton të gjitha pasuritë e Europës

Në këmbim të luftës së përbashkët kundër Perëndimit të kalbur.

Strukturat militante te shtetit Islamik kane nje strategji te re ne luften kunder Perendimit. Ne videon e fundit te leshuar nga terroristet e ISIS, ata kerkojne ndihme dhe perkrahje ne forme aleance, nga shteti serb.Kete detaj te ri, e kane sjell ne vemendje vet mediat serbe, te befasuara me qendrimin e ri te strukturave terroriste.

Pjesëtarët e fraksionit turk të ISIS-it paralajmërojnë ofanzivë të re myslimane në evropë, kurse ndihmë të posaçme kërkojnë nga serbët-raportojne mediat me Beograd.
Duke paralajmeruar se do te rikthehen per ta neshtruar Europen. ISIS ne videon e re, i ben apel ballkanasve, e posacerisht serbeve, qe sipas tyre kane vuajtur shume nen cizmen e perendimit, te bashkohen ne luften e shenjte kunder Europes demoniane.
“Serbë, nëse na bashkëngjiteni në invazionin kundër Evropës së kalbur djallëzore, do të keni të mira të mëdha edhe në aspekt territorial edhe në aspekt ekonomik. Ju nuk keni shkas për të mbrojtur Evropën pas Jasenovacit dhe pas largimit të serbëve nga Kroacia- apelon ISIS, ne kete video qe po ben xhuiron e mediave , sidomos atyre ballkanase.
Ne tentative per t’i bindur, qe Serbia t’i bashkohet luftes terroriste anti-Europe. Xhihadstet nuk harrojne te falenderojne shtetin serb, qe ka lejuar kalimin e gjysem milione myslimaneve , te cilen sjkuan ne Gjermani per te ndertuar Shtetin Islamik dhe atje.
Ne nuk dëshirojmë të luftojmë me ju, por bashkërisht të ngulitim gozhdët e fundit në arkivolin e Evropës së vdekur. Për këtë arsye besojmë se do të lëshoni koalicionin djallëzor dhe do të na bashkangjiteni neve që ju ofrojmë shumë më tepër se eurointegrimet– ju ofrojmë të gjitha pasuritë e Evropës.
Ju përshëndesim me “Allahu është i madh, vëllezër serbë”,thuhet në porosinë e ISIS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.