ISIS ka ndryshuar qasjen në luftën kundër Perëndimit. Paralelisht me kërcënimet e zakonshme në adresë të rreth 60 vendeve në videon e re të publikuar në internet vërehet një risi, shkruajnë mediumet serbe.
Pjesëtarët e fraksionit turk të ISIS-it paralajmërojnë ofanzivë të re myslimane në evropë, kurse ndihmë të posaçme kërkojnë nga serbët, transmeton “Lajm”.
“Ne sërish do të vijmë për ta nënshtruar Evropën. U bëjmë apel ballkanasve, e posaçërisht serbëve, të cilët kanë vuajtur shumë nën çizmen perëndimore, të na bashkëngjiten në luftën e shenjtë kundër Evropës demoniane e cila është zhytur në dekadencë dhe amoral ngjashme me Sodomën dhe Gomorën. Serbë, nëse na bashkëngjiteni në invazionin kundër Evropës së kalbur djallëzore, do të keni benefite të mëdha edhe në aspekt territorial edhe në aspekt ekonomik. Ne nuk ua ofrojmë eurointegrimet e kota prej të cilave nuk fitoni asgjë, por u ofrojmë pushtimin dhe bashkimin e Evropës nën forcën tonë. Ju nuk keni shkas për të mbrojtur Evropën pas Jasenovacit dhe pas largimit të serbëve nga Kroacia.
Ne nuk dëshirojmë të luftojmë me ju, por bashkërisht të ngulitim gozhdët e fundit në arkivolin e Evropës së vdekur. E përshëndesim faktin se keni lejuar të kalojnë gjysmë milionë muslimanë të cilët shkojnë në Gjermani me qëllim që atje të krijojnë Shtetin Islamik Gjermani. Për këtë arsye besojmë se do të lëshoni koalicionin djallëzor dhe do të na bashkangjiteni neve që ju ofrojmë shumë më tepër se eurointegrimet– ju ofrojmë të gjitha pasuritë e Evropës. Ju ofrojmë mundësi për hakmarrje për shkak të bombardimeve të vitit 1999, por edhe për shkak të gjenocidit që Perëndimi shumë herë e ka ushtruar ndaj jush. Mos harroni se para më shumë se tre shekujve, bashkë me ne i jeni vërsulur Vjenës. Ju përshëndesim me “Allahu është i madh, vëllezër serbë”,thuhet në porosinë e ISIS-it.