Shteti islamik ka kërcënuar se do të pushtojë Arabinë Saudite për shkak të “konspiracionit me kryqtarët”, pasi Riadi ka njoftuar se ka formuar koalicion ushtarak islamik kundër terrorizmit, të përbërë nga 34 shtete islame, raporton Reuters.
Në një raport mbi aktivitetet e saj ushtarake, shteti islamik vlerëson se anëtarët e koalicionit islamik “janë budallenj”, transmeton lajmi.net.
“Me lejen e Allahut, kjo aleancë do të jetë fillimi i rënies së tiranëve shtypës të qeverive në vendet islamik”, ka bërë të ditur ISIS.
Në Arabinë Saudite këtë vit janë shënuar një seri të shtënave vdekjeprurëse dhe sulmeve me bomba, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë ISIS.