Shteti Islamik e ka konfirmuar vdekjen e komandatit të dytë, Abu mutaz el-Qurashi, duke deklaruar se ai u vra gjatë një sulmi ajror në fillim të këtij viti.
ISIS nuk jep detaje se si ka vdekur ai, por Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai është vrarë pranë Mosulit, në Irakun verior me 18 gusht, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ndërkaq, një zëdhënës i grupi terrorist në një audio regjistrim ka thënë se ‘Amerika është e gëzuar për vrasjen e Abu mutaz el-Qurashi dhe se vrasjen e tij e konsideron fitore të madhe, por ne nuk do të mbajmë zi, sepse për ne dëshira e vetme është që të vdekim në emër të Allahut dhe ai pas vetës ka lënë burra dhe heronjë, që me fuqinë e Allahut do ta shkatërrojnë Amerikën.’
ISIS ka nën kontroll pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe ka ngritur ‘kalifatin islamik në të vendet.’
Komandanti i vrarë para se të bashkohej me xhihadistët e ISIS-it ka qenë anëtar i fraksionit irakian të Al-Kaedës, ndërsa thuhet se ai ishte ish-oficer irakian në kohën e Sadam Huseinit.