ISIS i ka ndaluar mjekët që t’i trajtojnë vajzat e reja dhe gratë që janë përdhunuar nga xhihadistët, pasi një gjë e tillë bie ndesh me interpretimin e tyre të njëanshëm të islamit.
Gjinekologëve meshkuj në pjesët e Sirisë të pushtuara nga Shteti Islamik iu është thënë t’i mbyllin klinikat e tyre sepse ata besojnë se burrat dhe gratë duhen mbajtur veçmas, me çdo kusht. (SN)