Andrew Parker, shefi i Shërbimit Sekret britanik, M15, deklaroi se Shteti Islamik është duke planifikuar që të kryejë sulme terroriste në Britaninë e Madhe. Sipas Parker, niveli i kërcënimit ndaj terrorizmit në ishull është më i larti në 32 vitet e fundit.
“Shërbimi Sekret britanik ka mundur të eliminojë gjashtë komplote terroriste vetëm gjatë vitit të fundit”, u shpreh ai. Sulmet terroriste Parker i klasifikoi si tre dimensionalë: në Britani, jashtë territorit britanik dhe “online”, ku theksoi se një pjesë mjaft e madhe e punës së Shërbimit Sekret është përqendruar në operacionet në Siri dhe kundër pjesëtarëve të Shtetit Islamik.
Më pas a shtoi: “Shteti Islamik përdor mjetet moderne të komunikimit për të shpërndarë mesazhin e vet të urrejtjes dhe për të frymëzuar ekstremistët, deri adoleshentët për të kryer sulme terroriste, sa herë dhe ku të mundin. 750 ekstremistë britanikë kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik”.
Në fund, Parker deklaroi se janë rreth 3 mijë xhihadistë të dyshuar, të cilët përbënin një sfidë të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare në Britani.