Shteti Islamik ka filluar rekrutimin e luftëtarëve edhe në Kinë, pasi që me këtë qëllim ka publikuar materiale propagandistike edhe në gjuhën kineze, transmeton Rusia Today.
Duke zgjeruar rrjetin global në rekrutimin e luftëtarëve të rinj, xhihadistët e ISIS kanë filluar që të marrin luftëtarë edhe në Kinë, është thënë sot nga rrjeti CNBC.
Kështu që dega e propagandës ISD Al Hayat ka lëshuar së fundmi një video muzikë në gjuhën mandarine-kineze për të tërhequr mbështetësit potencialë , raporton websajti SITE që monitoron aktivitetin e islamistëve.