Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Avni Islami përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar në zhvillimet e fundit në vend.
Ai ka thënë situata politike në Kosovë është ka i paraprinë situatës së Sigurisë në vend, e cila dita ditës po vjen duke keqësuar dhe duke u ashpërsuar.
Ky është postimi i tij i plotë:
Situata politike në Kosovë është ka i paraprinë situatës së Sigurisë në vend, e cila dita ditës po vjen duke keqësuar dhe duke u ashpërsuar. Pozita me tërë mekanizmin e vet po vepron në emër të “ligjit” kundër opozitës.
Kur në një vend fillon të arrestohet opozita, aty gjerat janë të paparashikueshme. Skenat e dhunës së policisë ndaj protestuesëve dhe përdorimi i mjeteve të forta nga ana e protestuesëve, janë dy gjëra skajshmërisht të kundërta, por qëllimet e njëjta.
Qëllimi arsyeton mjetin, kjo është tepër e rrezikshme në këtë kohë. Arrestimi i deputetës së Kosovës, Donika Kada Bujupi, demolimi dhe shkatërrimi i Banesës së Albin Kurtit është barazi me veprim e protestuesëve të cilët e ndalin një automjet ne rrugë, ata e terrorizojnë një zyrtar e nxjerrin nga vetura me dhunë, të gjitha këto veprime e kanë një emërues të përbashkët e kjo është ANARKI.
Vendi po rrëshqet drejtë në luftë cilivile, ky është fundi i demokracisë së vonuar te ne.