Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj deklaratave të Hashim Thaçit i cili tha se deputetët duhet të bëjnë testin e alkoolit para se të futen në Kuvend.
Thaçi iu referua pamjeve ku Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj shihen duke pirë ‘çaj” e më voën edhe Glauk Konjfuca.
Ndërkohë Ismaili tani përmes një reagimi në Facebook, e ka pyetur zëvendëskryeministrin, se a pranon që ai të bëjë testin e kokainës.
“Hashë, mbasi u deklarove që duhet me i testue deputetët se a janë nën influencën e alkoolit, po m’intereson se a kishe pranue ti me do dosta me iu nënshtrue edhe testit të kokainës, tash që u çel ky muhabet?”, ka shkruar Ismaili. Se si do të shkoi kjo puna e testeve mbetet të shihet./Zëri/