Lajmet e fundit

Ismajl Kurteshi: Në protestë dola për qytetarët

Për përgatitjet e fundit të skenës ku do të mbahen fjalimet e Opozitarëve në Gjilan u përkujdesën kryesisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në anën tjetër, policia thanë se ishin të gatshëm cilido që të ishte numri i protestuesve.

Protestuesit filluan të mblidhen para teatrit të qytetit.

Për këtë manifestim la shtëpinë, ku ishte duke vuajtur paraburgimin, edhe deputeti i lëvizjes Vetëvendosje,Ismajl Kurteshi, i cili pasi përfundoi fjalimin me makinë u largua nga protesta në shoqërinë e disa personave tjerë.

Ai i tha Klanit me telefon se  doli në qytet me vetëdije duke iu përgjigjur thirrjes së qytetarëve të Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.