Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova ka komentuar lidhur me gatishmërinë e presidentes Atifete Jahjaga që ti ftojë liderët e në një takim të përbashkët.
Isufi ka theksuar se presidentja duhet së pari që ti shqyrtojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel e pastaj ti ftojë liderët.
“Konsiderojë se presidentja Jahjaga është shumë e vonuar me ndërhyrjen e saj. Ajo duhet të shqyrtojë se a e dëmtojnë Kosovën këto marrëveshje apo jo pastaj ti ftojë liderët”, ka thënë Isufi, duke theksuar se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve janë elementet që degradojnë funksionimin institucional./