Kosova është duke humbur shumë tokë dhe këtë do ta dëshmojmë, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, Florim Isufi, profesor i Hartografisë në Universitetin e Prishtinës.
“Unë dhe Shpejtim Bulliqi nuk jemi ekspertë të Opozitës, por jemi të pavarur dhe po punojmë ta provojmë se Kosova me Demarkacionin e ri humb 8200 hektarë tokë”.
“Ne po mundohemi për të mirën e Kosovës dhe s’i takojmë as Pozitës dhe as Opozitës”.
“Jemi duke punuar dhe duke mbledhur fakte që të dëshmojmë se Kosova humbë territor me Malin e Zi dhe do t’i prezantojmë të gjeturat tona sapo t’i përfundojmë”, tha Isufi, në lidhje telefonike në Info Magazine.