Lajmet e fundit

Itali: Shqiptari gjen dhe i kthen biznesmenit çantën që ia kishin vjedhur

Shqiptarët në Itali jo rrallë janë pjesë e kronikave të lajmeve për grabitje apo për kryerjen e veprave të tjera penale.
Por, gjithnjë e më shumë po shtohen rastet e sjelleve shembullore të tyre. Një rast i tillë është edhe ai i një të riu në Trevizoi, i cili ka ndërhyrë në një grabitje.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ia ka marrë çantën një grabitësi, i cili ia kishte rrëmbyer më herët atë një biznesmeni.

Pasi kishte gjetur një kartelë identifikuese në çantë, shqiptari e kishte telefonuar biznesmenin Giacomo Saccoli për t’ia dorëzuar çantën e tij.

Fillmisht biznesmeni ishte treguar dyshues duke kërkuar që në takim të ishte e pranishme edhe policia.
“E falënderoj për veprimin e tij. Tani shpresoj të gjendet edhe makina ime”, ka thënë Saccoli për mediat italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.