Lajmet e fundit

Itali, vëllai vret vëllain e trupin ia tret me lëndë kimike

Një burrë të mërkurën ka dëshmuar para policisë në Piano di Sorrento në Napoloni se e ka vrarë të vëllain me lopatë më pas e ka groposur në gropë, kurse trupin ia ka tretur me një lëndë kimike.

Salvatore Amuro, është një burrë 52 vjeçar që tregoi vet se më 7 dhjetor e ka vrarë vëllain e tij 54 vjeçar, Francesco, transmeton Klan Kosova.

Ai kishte deklaruar se ai dhe vëllai i tij shpesh përlesheshin dhe se ai e quante atë si një “njeri që nuk është i mirë për asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.