Lajmet e fundit

Italia do bashkëpunim me Kosovën në luftë kundër terrorizmit

robertaRoberta Pinotti, ministre e Mbrojtjes e Italisë, ka qëndruar të hënën në Kosovë, gjatë së cilës vizitë është pritur nga autoritetet më të larta, presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa.
Të dyja takimet i ka dominuar çështja e luftës kundër terrorizmit, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk ka pasur deklarime për media pas këtyre takimeve, por mbështetur në komunikatat e shtypit që kanë lëshuar Presidenca e Qeveria, ministrja Pinotti ka shprehur nevojën për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.
“Duke folur për arritjet në fushën e sigurisë, presidenti Thaçi tha se falë masave që kanë marrë autoritetet kosovare, në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar i ri që u është bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Në anën tjetër, sipas komunikatës së Qeverisë, në takimin me kryeministrin Mustafa është biseduar për fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të sigurisë në Kosovë dhe për rezultatet konkrete në këtë drejtim.

One comment

  1. Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Leave a Reply

Your email address will not be published.