Kryetari maqedonas Gjorgje Ivanov dhe ai serb Tomislav Nikoliq kanë biseduar sot jo pa tensione në Bruksel.
Nikoliq, sipas B92, nga Ivanovi ka kërkuar sqarim pse Maqedonia ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO dhe këtë votim ai e ka quajtur jo të mirë, transmeton Koha.net .
Ivanov pastaj Nikoliqit i ka thënë se nuk është mirë që në Serbi është vendosur tabela në të cilën shkruan Ish Republika jugosllave e Maqedonisë (IRJM).