Lajmet e fundit

Ivanoviq: Bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Prishtinën

Oliver Ivanoviq, lider i Iniciativës qytetare SDP ka kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Qeverinë e Kosovës dhe policinë për t`i mbrojtur serbët në Kosovë .

Ivanoviq, i tha agjencisë së lajmeve Tanjug, se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk bën presion mbi Prishtinën zyrtare, atëherë “shqetësimi  dhe keqardhja e tyre”, pas siç i quajti ai “akteve terroriste” s`do të ketë efekt.

Ai ka shtuar se  bashkësia ndërkombëtare është duke u përpjekur për t`i lënë shqiptarët që vetë t`i zgjidhin problemet për çka institucionet e Kosovës, thotë ai, nuk janë të trajnuara.

“Politikat nacionaliste të partive opozitare të Kosovës, të cilat në luftën për pushtet nuk zgjedhin mjete gjoja kundër Asociacionit të Komunave Serbe, të gjithë energjinë negativepo e  drejtojnë kundër serbëve në Kosovë” ka thënë Ivanoviq.

Ai duke dënuar incidentin e Gorazhdecit, ka theksuar se qëllimi i këtyre sulmeve është për të frikësuar komunitetin serb si dhe për ta dëbuar atë, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.