Lajmet e fundit

Ivanoviq lirohet nga burgu për ditëlindjen e djalit

ivanoviqLideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, do të lirohet sot nga burgu për disa orë për të marrë pjesë në festimet e ditëlindjes së pestë të djalit të tij, ka bërë me dije “Radio Kontakt plus” nga Mitrovica e veriut.
Ky nuk është rasti i parë që Gjykata Themelore në Mitrovicë i lejon Ivanoviqit daljen nga burgu. Derisa ishte në paraburgim, atij i ishte mundësuar vizita në kishë në ditën e kremtimit të shenjtorit të tyre mbrojtës, transmeton Koha.net.
Oliver Ivanoviq u dënua nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roksana Komsa, me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera në Mitrovicë më 14 prill të vitit 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published.