Anëtari i i presidencës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë janë në përmirësim e sipër dhe Bosnja nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt.
“Nuk besoj se do ta njohim Kosovën pasi përballemi me rezistencë të fuqishme nga politikanët serb dhe anëtari i presidencës Mladen Ivaniq”, ka thënë Izetbegoviq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Ai ka thënë se kriza të caktuara janë tejkaluar dhe se marrëdhëniet me Serbinë janë në një stad më të mirë.
Sipas Izetbegoviqit, Bosnja dhe Serbia do të investojnë në infrastrukturën regjionale duke ndërtuar aeroporte, trafostacione, ura, porte dhe autostrada dhe kjo do të përkthehet në hapjen e shumë vendeve të punës.
“Thuajse 100 sektorë të tjerë të industrisë do të përfitojnë nga këto projekte”, ka shtuar Izetbegoviq