Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, është urdhëruar të burgoset për 18 muaj nën akuzat për korrupsion.
Olmert ishte dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë më e ulët në vitin 2014, por masa e burgumit u reduktua nga Gjykata e Lartë, shkruan BBC.
70-vjeçari është dënuar mbi një marrëveshje të pasurive të patundshme që u zhvillua ndërsa ai shërbeu si kryetar i bashkisë së Jeruzalemit, para se të bëhej kryeministër në vitin 2006.
Olmert, i cili dha dorëheqjen në vitin 2009, do të bëhet ish-kreu i parë izraelit i qeverisë që burgoset. Ai pritet të fillojë dënimin e tij më 15 shkurt.