Jennifer Lopez ka hedhur poshtë pohimet e një kirurgut estetik, i cili ka deklaruar se ajo ka bërë ndërhyrje të shumta në trupin e saj.
Kirurgu kishte postuar në Twitter foto të Jennifer-it para shumë vitesh dhe i ka krahasuar me fotot e reja të saj, duke theksuar se shihet qartë se mes këtyre viteve janë kryer një varg ndërhyrjesh kirurgjike.
Por menjëherë ka reaguar këngëtara dhe aktorja për të mohuar gjithçka.
“Më vjen keq zotëri, por kurrë nuk kam bërë operim plastik të çfarëdo lloji”, ka qenë komenti i Jennifer.