Lajmet e fundit
Ja agjenda e festës së Kurban – Bajramit

Ja agjenda e festës së Kurban – Bajramit

Besimtarët e fesë islame në mbarë botën nesër, e enjte, festojnë ditën e parë të festës së Kurban – Bajramit, kurse manifestimi qendror për territorin e Kosovës mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe), në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:45, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:01, të cilit do t’i prijë Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben – mesazhin, do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 24 shtator 2015, Kryesia e BIK, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në komunikatën e BIK me rastin e kësaj feste./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.