Në seancën plenare që është paraparë të mbahet të hënën në orën 10:00, ndër pikat e rendit të ditës ka paraparë shqyrtimin e dytë të projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016. Megjithatë, opozita sërish ka paralajmëruar se nuk do të lejojë mbarvajtjen e kësaj seance.
R e n di i d i t ë s
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,
7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
8. Shqyrtimi iPropozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjitnr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërb imeve të ujit,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,
18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
19. Shqyrtimi idytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048,për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,
20. Shqyrtimi idytë i Projektligjitpër ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,
21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorialtë Kosovës,
22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit përparandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
23. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës p ër emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
24. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëve nëBordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE,
25. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve nëBordin e Autoritetit Rregullativ per Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP,
26. Shqyrtimi i Raportit tëKomisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,
27. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe
28. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin parlamentar.