Lajmet e fundit

Ja analiza e Hartave për problematikën e Demarkacionit!

Në analizën e mëposhtme të cilën Gazeta Blic ka mundur ta sigurojë mund të lexoni studimin e ekspertëve për detajet rreth hartave dhe demarakcionit i cili bashkë me temën e Asociacionit po shkaktonkrizën politike në Kosovë.

Në vijim ju sjellim këtë analizë në të cilën në mënyrë të detajuar mund të vërehen problemet por edhe propozimet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Përshkrimi i hartave

Nr. Harta Përmbajtja
1 Harta topografike me shkallë
1: 100 000
•       Saktësia: 1 cm në hartë = 1 km në natyrë•       Botues: Instituti i gjeografisë ushtarake i RSF të Jugosllavisë

•       Autorë: Ekspertë hartograf të Ushtrisë së Jugosllavisë

•       Baza morfologjike: Izohipse me interval 20m

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, ngjyrë të zezë me stil një vij dy pika.

•       Viti i përpilimit: 1946/48/49

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

2 Harta topografike me shkallë
1: 50 000
•       Saktësia: 1 cm në hartë = 500 m në natyrë•       Botues: Instituti i gjeografisë ushtarake të RSF të Jugosllavisë

•       Autorë: Ekspertë hartograf të Ushtrisë së Jugosllavisë

•       Baza morfologjike: Izohipse me interval 20m,

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, ngjyrë të zezë me stil një vij dy pika.

•       Viti i përpilimit: 1958

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

3 Harta: deutsche heereskarte (Harta ushtarake Gjermane) 1: 50 000 •       Saktësia: 1 cm në hartë = 500 m në natyrë•       Botues: Ushtria Gjermane

•       Baza nga: Instituti i gjeografisë ushtarake të RSF të Jugosllavisë

•       Baza morfologjike: Izohipse me interval 20m,

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, ngjyrë të zezë me stil një vij dy pika.

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kombinim me harta topografike 1948/58 për verifikim

•       Kopja origjinale: Po

4 Harta Fiziko-gjeografike 1:300 000 •       Botues: Leksikografski zavod Miroslav Krleža, Zagreb•       Autorë: Ekspertë të nivelit të lartë

•       Baza morfologjike: Izohipse dhe reliev, kolor

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, ngjyrë të zezë me stil vijë e ndërprerë.

•       Viti i përpilimit: 1962/90

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

5 Harta topografike dhe tematike me shkallë 1: 30 000 •       Saktësia: 1 cm në hartë = 300 m në natyrë•       Botues: Enti Krahinor për Mbrojtjen e Natyrës

•       Autorë: Drejtori i Entit Krahinor për Mbrojtjen e Natyrës, Drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë në KK të Pejës, Kryetari i KK të Pejës, Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Pejës (Mr.sc. Serb),  inxhinier serb të gjeodezisë etj.

•       Baza morfologjike: Izohipse me interval 20m,

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi, shumë e dukshme me legjendë.

•       Viti i përpilimit: 1985

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

6 Harta fiziko-gjeografike e Malit të Zi •       Harta: fiziko-gjeografike e punuar sipas rregullave hartografike. Në këtë hartë deshifrohet qartë kufiri i Kosovës me Malin e Zi. Se kufiri është në mospërputhje me vijën kufitare të demarkacionit të ri dëshmojnë toponimet dhe pozita e tyre në hartë. Në hartë qartë shihet që Bjelluha është brenda territorit të Kosovës e cila me demarkacionin e ri mbetet jashtë. Kjo qartë dëshmon se kufiri perëndimor i Kosovës gjendet në qafën e Çakorrit. Edhe Savina Voda (Prroi i Saliut) gjendet shumë brenda territorit të Kosovës e jo si në demarkacionin e ri që vija kufitare kalon nëpër të. Nga harta dëshmohet se kufiri verior i Kosovës kalon nëpër Kullën e Zhlebit. Harta është punuar në disa enciklopedi dhe nga autoret më të njohur të kohës. Serioziteti i hartës dhe sistemi politik i kohës nuk kanë lënë vend as për më të voglin gabim. Për këtë arsye në këtë hartë është vizatuar kufiri në vijën Bogiqevc, Çakorr, Mokna, Hajle, Kullë e Zhlebit.•       Kopja origjinale: Po
7 Harta e Nj.P. Zhleb 1: 5 000 •       Saktësia: 1 cm në hartë = 50 m në natyrë•       Botues: J.P. Serbijasume, Beograd, 1996

•       Autorë: Grup autorësh

•       Baza nga: Harta topografike 1:50 000

•       Baza morfologjike: Izohipse me interval 20m,

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi.

•       Përmbajtja: Njësit e menaxhimit të pyjeve dhe ngastrat e pyjeve

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Viti: 1996

•       Kopja origjinale: Po

8 Harta e Malit të Zi, shkollore e murit 1: 150 000 •       Saktësia: 1 cm në hartë = 1.5 km në natyrë•       Botues: “UCILA” Zagreb

•       Lejuar nga: enti republikan për përparimin e shkollimit të Republikës socialiste të Malit të zi

•       Baza nga: Harta relievore 1:150 000

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi.

•       Përdorimi: Shkolla fillore, mesme, universitete dhe institucione të ndryshme si hartë muri

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

9 Harta pedologjike me topografi me shkallë 1: 50 000 •       Saktësia: 1 cm në hartë = 500 m në natyrë•       Botues: Instituti i ekonomisë ujore “Jaroslav Cerni” Beograd

•       Autorë: Ekspert Serb

•       Baza morfologjike: Izohipse me interval 20m,

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi,.

•       Viti i përpilimit: 1974

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

10 Harta e Malit të Zi në Atllasin gjeografikë •       Autor: Milladin Angjelliq & Petar Kurtoviq•       Botues: Enti për tekstet shkollore dhe mjetet mësimore “Svjetllost” Sarajevë 1991

•       Ripërpunimi i Hartave: Instituti i Ggjeografisë Ushtarake të RSF të Jugosllavisë

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi. Kufiri në përputhje me hartat topografike dhe enciklopeditë

•       Përdorimi: Shkolla fillore, mesme, universitete dhe institucione të ndryshme

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

11 Izbor kulturno istorisjkih spomenika/perzgjedhje e monumenteve kulturore historike •       Autor: Bozic Branko & Katanic Nadezda•       Botues: Graficki Zavod Hrvatske Zagreb 1973

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi. Kufiri në përputhje me hartat topografike dhe enciklopeditë

•       Saktësia: 1:350 000

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

 

12 Harta e RS Serbia •       Baza e Hartës: Vojni Geografski Institut, Beograd•       Autor & Botues: “UCILA” Zagreb 1971

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi. Kufiri në përputhje me hartat topografike dhe enciklopeditë

•       Përdorimi: Shkolla fillore, mesme, universitete dhe institucione të ndryshme

•       Saktësia: 1: 350 000

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

13 Harta e RS Serbia •       Baza e Hartës: Vojni Geografski Institut, Beograd•       Autor & Botues: “TLOS” Zagreb 1978

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi. Kufiri në përputhje me hartat topografike dhe enciklopeditë

•       Përdorimi: Shkolla fillore, mesme, universitete dhe institucione të ndryshme

•       Saktësia: 1: 350 000

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

14 Harta e RF të Jugosllavisë, shkollore e murit 1: 450 000 •       Saktësia: 1 cm në hartë = 4.5 km në natyrë•       Botues: “Kartografija Radovanovic” Beograd 1995

•       Baza nga: Harta relievore 1:450 000

•       Kufiri: Disponon vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi.

•       Përputhja: Kufiri në përputhje me hartat topografike dhe enciklopeditë

•       Përdorimi: Shkolla fillore, mesme, universitete dhe institucione të ndryshme si hartë muri

•       Shkalla e besueshmërisë teorike dhe praktike: Mirë

•       Kopja origjinale: Po

15 Disa statistika për territorin mes dy kufijve
16 Harta  e mospërputhjes së kufijve të vjetër me demarkacionin e ri
17 Krahasimi i sipërfaqësi së humbur
18 Harta topografike e përpiluar në BRSS (Rusi)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.