Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Latif Gashi, të cilit ditë më i parë Gjykata e Apelit ia konfirmoj dënimin prej 6 vitesh burgim, vozit një veturë super-luksoze.
Në bazë të deklaratës së pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Latif Gashi, zotëron një veturë në vlerë prej 40 mijë euro, transmeton Veriu.info.
Vetura të cilën e ka deklaruar Latif Gashi, i cili ka qenë njëri ndër drejtuesit e SHIK-ut, është Range Rover.