Komuna e Skenderajt do të ketë një buxhet pre 11.2 milon euro. Ky buxhet do të përdoret për zhvillimin projekteve të kësaj komune si dhe për shpenzimet e tjera komunale. Kështu në mbledhjen e Kuvendit komunal të Skenderajt në seancën e muajit shtator ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2016 si dhe parashikimet për vitet 2017 dhe 2018. Vendimi për miratimin e tij ka ardhur pas konsultimeve publike, propzimeve nga drejtoritë përkatëse dhe rekomandimeve të Ministrisë së Financave, transmeton Drenica Press.
Sipa drejtorit për Ekonomi dhe Financa në Skenderaj, Ismet Aliu, janë kryer të gjitha proceduarat që parashihen me ligj, duke respektuar edhe kornizën afatmesme të shpenzimeve. Po ashtu ai theksoi se janë respektuar të gjitha kërkesat nevojat e drejtorive komunale. “Kërkesat për ndarje më të mëdha buxhetore kanë qenë të shumta, sidomos në buxhetin për investime kapitale, por limitet buxhetore përcaktohen nga Ministria e Financave, dhe këto limite krijohen duke pasur parasysh faktorë të ndryshëm siç është numri i popullsisë” tha z. Aliu.
Buxheti për vitin 2016 është përpiluar në bazët të hyrave nga grandet qeveritare si dhe nga të hyrat vetanake të komunës, të ndara në 5 kategori: paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shërbime komunale, subvencione dhe investime kapitale.
Sipas këtij buxheti vlera e investimeve në projekte kapitale për vitin 2016 do të jetë 2.6 milon euro, të cilat do të investohen kryesisht në projekte të infrastrukturës, ku përfshihen; investimet në kanalizme në qytet dhe në fshatra, ujësjellës dhe rrugë të lagjeve në qytet dhe në fshatra.
Edhe në vitin 2016, Komuna e Skenderajt ka planifikuar edhe ndarjen e subvencioneve në vlerë mbi 180 mijë euro në tre sktorë; kulturë, arsim dhe bujqësi.
Gjatë vitit 2016, Komuna e Skenderajt planifikon të realizojë të hyra vetanake në vlerë 955 mijë euro, nga të gjitha llojet e të hyrave vetanake komunale. Në këtë kategori përfshihen të hyrat që realihohen nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit dhe të hyrat të tjera nga taksat e ndryshme komunale.
Buxheti për vitin 2016 dhe parashikimi për vitet 2017 dhe 2018, pas debatit dhe sqarimeve të nevojshme, është miratuar nga Kuvendi komunal më shumicë votash të këshilltarëve komunal.
Ndryshe në seancën e shtatorit, kuvendi komunal i Skenderajt ka miratuar edhe Rregullorën për tatimin mbi pronën e paluajtshme, si dhe ka përkrahur në parim rekomandimet e Komitetit për komunitete.