Lajmet e fundit

Ja çfarë e pretë atë që nuk lëshon kupon fiskal

Këshilltari i ministrisë së Financave, Bardhi Sejdarasi duke folur për buxhetin e vitit të ardhshëm u shpreh se do të ketë rritje të ardhurash, dhe kjo fal aksioneve të Qeverisë përfshirë atë kundër informalitetit.

Sejdarasi gjatë intervistës në studion e Report Tv, nënvizoi se buxheti i vitit 2016, do të japë një kontribut të madh në uljen e nivelit të borxhit publik.

“Buxheti do të ketë rritje të ardhurash. Për herë të parë në buxheti ne 2016 programin me suficit 0.2 bëhet pas dy dekadash. Të gjithë buxhetet kanë qenë me një deficit 2% të GDP-së.
Është një mundësi për të zgjidhur problemet më të mëdha me FMN që ka të bëjë me uljen e borxhit publik”, tha Sejdarasi.

Këshilltari i Shkëlqim Canit tha se buxheti i vitit 2016 nuk ka rritje të ardhurash nga rritja e taksave por kjo vjen si rezultat i aksioneve të qeverisë.

“Është deklaruar në takimin me FMN-së deklarohet dhe në buxhet që e gjithë performanca e prurjeve fiskale është rezultat i aksioneve të qeverisë. Në janar miratohet një strategji 2-vjeçare për luftën ndaj informalitetit”, u shpreh Sejdarasi.

Lidhur me akuzat për selektivitet në kontrollet e bizneseve gjatë aksionit kundër informalitetit, ai tha se përzgjedhja e bizneseve që do të kontrollohen bëhen me anë të analizës së riskut.

“Edhe unë e has këtë opinion. Sigurisht që operacioni është i mirë organizuar. Nuk ka si objektiv selektivitetin. Me 28 qershor të këtij viti ka dalë një vendim i VKM-së që angazhonte mbi 400 punonjës që identifikuan cilat ishin problemet. Mbi bazën e kësaj filloi aksioni në terren. Përzgjedhja që bëhet nëpërmjet analizës së riskut. Nuk ka sesi të ketë selektivitet se sistemi nuk njeh emra të përveçëm. Këtu përfshihen të gjitha llojet e bizneseve”, tha Sejdarasi.

Lidhur me ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi sa i takon gjobave për mos lëshim të kuponit tatimor apo mos deklarim të punonjësve, Sejdarasi tha se ka keqkuptime me termat e përdorura pasi nuk ka “burg” nëse nuk lëshohet kuponi.

“Nuk ndodh ajo që thuhet në media se shkon në burg. Ligji përcakto disa etapa. E penalizon atë që nuk lëshon kupon, fillimisht me vlerën e produktin. Në rast përsëritjeje merr gjobë 500 mijë lekë. Nëse subjekti vazhdon të funksionojë duke mos lëshuar kupon, më pas është kallëzimi penal, ku i takon të merren autoritete të tjera me këtë çështje”, tha Sejdarasi.
Ndërsa për mos deklarimin e punonjësit, Sejdarasi tha se ligji i ri parashikon një gjobë prej 500 mijë lekë, sa 10-fishi i saj që parashikohej më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.