Lajmet e fundit

Ja çfarë i lumturon burrat

Një studim i ri i kryer nga Universiteti Cambridge ka konstatuar se burrat në të vërtetë bëhen më të lumtur nëse kryejnë punë shtëpie.
Studimi më i ri nga profesoresha në Universitetin e Cambridges, Jacqueline Scott, si dhe një ekip akademikësh, e ka bazuar pohimin e vet në rezultatet e “European Social Study”, një sondazh i financuar nga Brukseli që përfshin 30.000 veta në 34 shtete. Ata janë pyetur se sa kohë kalojnë për larje, pastrim, blerje dhe mirëmbajtje të shtëpisë.

Ekipi i akademikëve ka bërë të ditur se ata kishin pritur të gjejnë përkeqësim të grindjeve familjare dhe rënie të mirëqenies së burrave, kur ata kryejnë më shumë punë shtëpie. Megjithatë, ata kanë raportuar se ndodhi pikërisht e kundërta.

Bashkëshortët dhe të dashurit ndihen fajtorë kur nuk e kryejnë pjesën e tyre të punëve në shtëpi, tregon studimi. Në studim megjithatë thuhet po ashtu se burrat preferojnë një jetë të qetë me punë shtëpie, krahasuar me një jetë të zhurmshme dhe me shkëputje nga pjesa tjetër. Rezultatet bien në kundërshtim me grupin e madh të hulumtimeve që sugjerojnë se me gjithë avancimin e grave në punë dhe karrierë, burrat vazhdojnë që pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë t’ua lënë partnereve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.