Lajmet e fundit

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për miqësoren vëllazërore Kosovë – Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur barazim 2:2, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e Prishtinës.

Kjo ndeshje ishte më shumë vëllazërore dhe festive, për kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në Euro 2016, për herë të parë në histori të popullit shqiptar.

Rreth mbi 20 mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadium, për të dhuruar një atmosferë të rrallë që shihet në stadiumet e Kosovës.
Për këtë ndeshje festive, kanë shkruar edhe mediat serbe, ku një pjesë e tyre, ndjehen të provokuara, transmeton Indeksonline.

“Këto dy kombëtare, njëra prej të cilave nuk është e njohur, kanë luajtur një ndeshje miqësore në Prishtinë”, shkruan Telegraf.rs,e cila cek edhe fluturimin e një droni mbi stadium, gjysmë ore para fillimit të ndeshjes.

“Kosova dhe Shqipëria luajnë baras në Prishtinë”, shkruan B92.net.

“Provokojnë përsëri: Pas dogjën një flamur serb, pas djegies së flamurit serb, huliganët në ndeshjen e të gjithë shqiptarëve lëshuan dronin”, shkruan Kurir.rs.

“Kosova dhe Shqipëria, një himn dhe katër gola”, shkruan rts.rs.

Leave a Reply

Your email address will not be published.