Ja ç’thotë Diva jonë, me një rast të mëhershëm për revistën Kosovarja:

Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shpërbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër.

Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shpërblehet.

Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por, këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit. /Kosovarja/