Presidentja e vendit, Atifete Jahjga ashtu edhe siç ka paralajmëruar sot, ka filluar takimet me liderët e partive politike, në kuadër të nismës së saj për gjetjen e një zgjidhje për të dalje nga kriza politike.
Ajo rreth orës 16:00 ka zhvilluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.
Pprezencë të mediave dhe pas përfundimit të takimit, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë bërë të ditur po për mediat që ata përkrahin iniciativën e Presidentes për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës.
Në të njejtën kohë, Gazeta Blic mëson nga burime pranë Koalicionit PDK-LDK që Jahjaga në mënyrë mëse të qartë u ka dhënë përkrahje Mustafës dhe Thaçit sidomos kur “obligimet ndërkombëtare” janë në pyetje.
Gazeta ka mësuar pokështu që Jahjaga këtë gjë do t’ua bëjë nesër të ditur edhe liderëve të opozitës në takimin me ta
Rikujtojmë se sot presidentja Jahjaga gjatë një konference për media ka bërë të ditur se i ka ftuar të gjithë liderët e partive politike në takim, në mënyrë që të dilet nga kriza e krijuar në vend, pas bllokadës së opozitës, e cila në vazhdimësi po kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel më 25 gusht.
Nesër Jahjaga do të presë tri partitë opozitare të cilat do të shkojnë në takim te ajo.