Lajmet e fundit

Ja cila është historia e kësaj fotografie të famshme

Disa ditë më parë është botuar një fotografi e liderëve kosovarë, ku shihen ish-Presidenti Ibrahim Rugovës, së bashku me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Nexhat Dacin dhe Bajram Rexhepin. Por ku dhe për çfarë rasti është bërë kjo fotografi?

Fotografia e cilësuar si e rrallë është bërë në dhjetor të vitit 2003, në kështjellën e Burg Schlaining, në Austri.

Udhëheqësit kryesorë politikë të Kosovës u takuan nga 15 deri më 19 dhjetor 2003, me kryenegociatorët dhe vendimmarrësit nga vende të ndryshme të botës. Takimi kishte për qëllim të diskutohej për udhëheqjen dhe negociatat gjatë periudhave të tranzicionit. Vendtakimi ishte në kështjellën piktoreske të Burg Shchlaining të Austrisë.

Nga 15 deri më 19 dhjetor të 2003’tës, liderët kosovarë patën një shkëmbim intensiv me përvojat e zyrtarëve dhe negociatorët nga Irlanda Veriore, Palestina, Afrika e Jugut dhe Kili. Kjo konferencë ishte sponsorizuar nga Projekti për Drejtësi në kohë të tranzicioncionit nga Universiteti i Harvardit dhe misioni i OSBE’së në Kosovë dhe i përkrahur nga KIPRED dhe Olof Plame International Center në Suedi.

Një gjë e veçantë nga ky takim historik ishte se Kosova u përfaqësua me pjesammarrje të plotë të pesë liderëve kosovarë: Presidenti Ibrahim Rugova; Kryeministri Bajram Rexhepi; Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci; Kryetari i PDK’së Hashim Thaçi; dhe Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj

Kjo iniciativë ishte përkrahur edhe nga disa liderë ndërkombëtarë, përfshirë edhe ish-linderin e ShBA’ve, Bill Clintionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.