Aktorët e njohur turq Nazmi Göçmen dhe Halil Ibrahim Kalaycıoğlu nesër do ta vizitojnë Kosovën.
Kjo vizitë e tyre si shkak ka fillimin e incizimit të filmit ‘Istanbull Connection’ i cili jep pamjen e shoqërisë kosovare pas luftës së fundit në Kosovë dhe këtë gjë e ka konfirmuar për parrotlla.net Kenan Gurgurovci i cili është edhe regjisor i filmit.
Ngjarja e filmit ngërthen në vete rrëfimin për një vajzë të re të rënë papritmas në rrjetin mafioz tëkrijuar freskët pas luftës.
Pasi që tema e flimit ka të bëj me kosovarët, në këtë projekt do ketë larshmëri aktorësh turq dhe shqiptarë.
Nazmi Göçmen dhe Halil Ibrahim Kalaycıoğlu do të mbajnë edhe një konferencë për media në ‘Kino ABC’ në ora 12:00 ku do të jepen detaje të tjera rreth filmit.
