Në njoftimin për pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin, e cila do të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse është në përputhje me Kushtetutën, bëhet e ditur se gjyqtare raportuese për këtë çështje do të jetë gjyqtarja bullgare Snezhana Botusharova, ndërsa në Kolegjin Shqyrtues do të jenë portugezi Almiro Rodrigues në cilësi të Kryesuesit, Ivan Cukalovic dhe gjyqtarja Arta Rama –Hajrizi.
Kjo është pjesa e njoftimit të Gjykatës rreth kësaj çështjeje:
“7.Më 2 nëntor 2015, Kryetarja e Gjykatës, me Vendimin GJR. K0130/15, caktoi gjyqtaren Snezhana Botusharova gjyqtare raportuese. Në të njëjtën datë, me Vendimin KSH. K0130/15, Kryetarja e Gjykatës caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Arta Rama-Hajrizi.” thuhet në njoftim.