Përderisa deputetët e opozitës po tentonin që të hynin me dhunë në sallën kryesore të Kuvendit, është gjuajtur edhe një gaz lotsjellës tjetër.
Ishin shtruar dilemat se kush e hodhi gazin në hollin e Kuvendit, por pas këtyre pamjeve të KosovaPress hiqen dilemat për kryerjen e këtij akti.
Ishte deputeti i AAK-së Pal Lekaj që pas shpinës së kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri që e ndezi gazin.
Paradite gaz lotsjellës kishin gjuajtur edhe deputetët opozitarë Ismail Kurteshi dhe Haxhi Shala. Këta dy të fundit janë arrestuar nga Policia.