Geci thotë se e njeh shumë mirë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Atë e përshkruan si njeri të qetë dhe të butë. Për Veselin thotë se u emërua pas luftës shef i ShIK-ut.
Ai thotë se po të ishte në vendin e Kadri Veselit nuk do të vepronte sikur ai që po vepron në Kuvend.
Nuk ka pretendime për politikë asnjëherë. Geci shpreh respekt edhe për qeverinë që ishte në ekzil dhe qeverinë që ka vepruar brenda Kosovës, por thotë se më shumë simpati ka për qeverinë që ka vepruar në Kosovë.