Punimet në autostradën “Arber Xhaferi”, para disa ditësh ishin ndërprerë për shkak se gjatë punimeve, ishin gjetur disa mbetje arkeologjike.
Këto mbetje, të cilat u gjinden në fshatin Rahovicë të komunës së Ferizajt, sipas arkeologëve janë vendbanime të cilat datojnë gjatë periudhës romake, më konkretisht një fshat i periudhës romake.
Infodirekt.tv, ka siguruar disa foto të lokacionit ku janë gjetur këto mbetje, ku përveq vendbanimeve, arkeologët kanë hasur edhe në disa mbetje mortore, që si duket janë varreza të asaj periudhe.
Punimet e autostradës në këtë lokacion janë ndërprerë dhe nuk dihet se nëse do të ndryshohet vija e autostradës./Infodirekt.tv