Në tubimin e organizuar sot nga partitë opozitare në Pallatin e Rinisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i është drejtuar të pranishmëve duke thënë se nëse e kundërshton Serbinë dhe Zajednicën, duhet të përgatitesh për burgjet politike të Isa Mustafës
“Të kundërshtosh Serbinë dhe Zajednicën në Kosovë, duhet të përgatitesh për burgjet politike të Mustafës”, ka thënë ai.
Në Pallatin e Rinisë shihet një numër i madh i aktivistëve, por dy nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë parë në sallë. Bëhet fjalë për Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun.
Afër vendit ku po mbahet ky takim po qëndrojnë një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Ata tani më kanë hyrë në stadiumin e Prishtinës, jo larg vendit ku po mbahet tubimi.